
Big Brother ka dhënë për banorët një tjetër provë, me anë të së cilës, ata do të zbulojnë indikacionin që lidhet me një prej sekreteve të banorëve. Kështu në shtëpi janë zhvilluar dy prova, ku njëra kishte të bënte me një ndeshje futbolli, ndërsa tjetra ka të bëjë me këpucët, mbi të cilat banorët duhet të ecin.
Kështu bisedat kryesore te banoreve zhvillohen rreth indikacioneve qe do t’i çojne ata drejt zbulimit te sekretit. Hamëndesimet e banorëve janë të ndryshme. Edhe pse nuk duhet të komentojnë rreth sekretit, banorët provokojnë njëri-tjetrin për të zbuluar se kujt i përket sekreti. Përveç këtij fakti ata duhet që përmes indikacionit të zbulojnë edhe për cilin sekret bëhet fjalë. Ka edhe nga ata që qëllimisht bëjnë gjeste, apo thonë gjëra të ndryshme me qëllim që dikush të gabojë personin që ka sekretin dhe të marrin gjysmën e shumës së sekretit të tij.
Marselini dhe Anaidi mendojnë se një gjë të tillë e ka bërë Iliri, por që ata të bindur thonë se sekreti i radhës nuk i përket Ilirit.
Nga ana tjetër vetë Anaidi mundohet që të fusë në lojë banorët, duke u munduar që ata të besojnë që sekreti i përket atij. Këtë ai ia thotë Joanës dhe Jonildes.
Etleva nga ana tjetër, fillon të flasë për futbollin dhe të tjerët mendojnë se ajo po përpiqet që të shtiret sikur është ajo banorja që ka sekretin e tifozit të Real Madridit.
Në këtë mënyrë, banorët e kaluan ditën e sotme duke hamendësuar për sekretet.