Genta: Jam shumë e ...



Këtë të hënë, ka filluar spektakli “Gjeniu i vogël 5” me protagonistë fëmijët e talentuar në muzikë.
 
Një nga anëtaret e jurisë është këngëtarja Genta Ismajli, për të cilën, ky është angazhimi i parë si anëtare jurie, gjë që ajo e ka pohuat ta ketë marrë me shumë emocion. 
E pyetur nëse është përgaditur për të eliminuar, ajo ka thënë: “Është shumë e rëndë të eliminosh fëmijë dhe s’di si do të marrë fuqinë që të eliminoj një fëmijë, pasi ata lendohen shumë lehtë. Po ma lehtëson fakti se nuk varet gjithçka nga unë”.
 
Duke folur për mediat shqiptare, këngëtarja ka thënë se është e sigurt se do të përlotet gjatë këtij spektakli:
‘’Unë e di që do të qajë, jam shumë e ndjeshme. Jam artiste dhe të gjithë artistët janë të ndjeshëm”
 
Genta, e cila ka vite që jeton në Prishtinë, për afro katër muaj të ardhshëm, do të bëjë udhëtime të shpeshta drejt Tiranës, për të qenë në panelin e jurisë. 
 
Anëtarët e tjerë të jurisë janë gjithashtu emra  te njohur si Vikena Kamenica, Pirro Çako dhe drejtori artistik i ketij spektakli, Adi Hila. Me nje formule, e cila solli që ne prezantimin e pare, femijet ne sfide me njeri-tjetrin, anetaret e jurise nuk do ta kene aspak te lehte perzgjedhjen.