Kërkon falje – arsyetohet keq


Justin Bieber është vonuar për reth dy orë, për koncertin në arenën O2 në Londër, ku do duhet të përformonte.

Fansat e yllit të hitit “Baby”, shumica prej të cilëve në moshën 16 vjeqare, janë larguar të përlotur, pasi nuk arritën që të shohin përformancën e Bieber.

Shumë prej pjesmarrësve në koncert, kanë mbetur pa transport, pasi kishte kaluar orari i metrove.

Prindërit kanë kritikuar në rrjetet sociale, sjelljen e keqe të Bieber dhe e kanë cilësuar si një influencë e keqe në sjelljen e fëmijëve të tyre.

Bieber në rrjetin social Twitter, ka këkuar falje, për “vonesën 40 minutëshe”. Në fakt ai ka filluar të këndoj, vetëm gjysëm ore, para kohës kur do të përfundonte koncerti./Indeksonline/